E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonzato: Mbrojtja e refugjatëve, detyrim moral dhe pjesë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Tiranë nga UNHCR Albania, Ministria e Brendshme dhe partnerë të tjerë, me rastin e 75-vjetorit të Konventës së vitit 1951 për Refugjatët.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi se Konventa për Refugjatët mbetet një premtim themelor për mbrojtjen e personave të detyruar të largohen nga persekutimi, dhuna dhe konfliktet, duke nënvizuar se ky angazhim nuk është zbehur, por është forcuar ndër vite.

Ai u shpreh se mbrojtja e refugjatëve përbën një detyrim moral dhe një element të rëndësishëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se një sistem azili i fortë dhe i bazuar në të drejta është një parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ambasadori i BE-së rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Bashkimit Europian për Shqipërinë në këtë fushë, përmes asistencës teknike, ekspertizës dhe financimit në kuadër të projektit EU4Migration.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›