E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet turistja në Vlorë, i riu i merr me forcë nga qafa varësen e floririt

Një turiste e huaj ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e s mërkurës në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, një i ri i është afruar turistes dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen e floririt.

Menjëherë pas grabitjes, autori është larguar me vrap nga vendngjarja.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit.

Sipas burimeve policore, personi i dyshuar është identifikuar dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›