E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet motori i autorëve

Motori me të cilin u krye vjedhja e argjendarisë në zonën e Paskuqanit, është arritur të gjendet nga policia mbrëmjen e kaluar në afërsi të zonës së Çerkezës.

Sipas burimeve për ABC News motori është gjendur i rrëzuar në një rrugicë me baltë e lluc.

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, autorët që dyshohet se kanë qenë 2 nuk kanë mundur ta nxjerrin nga balta dhe e kanë braktisur aty e janë arratisur me një mjet tjetër, që dyshohet të jetë një makinë pa targa.

Burime thanë se janë arritur të gjendet disa shenja gishtash në motor dhe ky i fundit është dërguar për ekspertizë për të bërë të mundur identifikimin e shenjave.

Policia thotë se vijon hetimet për të identifikuar e lokalizuar autorët të cilët dyshohet se kanë mundur të grabisin më shumë se 1 kg bizhuteri floriri nën kërcënimin e nje arme zjarri, dyshohet e llojit automatik./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›