E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grabitja e filialit të “Raiffesen Bank” në Tiranë, reagon zyrtarisht banka: Nuk ka personel apo klientë të lënduar! Po bashkëpunojmë me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes

Një grabitje është regjistruar në një nga degët e Raiffeisen Bank, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Vetë banka, përmes një reagimi zyrtar bën me dije se autoritetet kompetente janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes dhe nga grabitja nuk ka pasur persona të lënduar, as mes punonjësve dhe as mes klientëve.

reiffeisen bank

“Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftim, ku theksohet gjithashtu se banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Reagimi i plotë: 

Në një nga degët e Raiffeisen Bank Shqipëri, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, është regjistruar një grabitje, për të cilin janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente. Theksojme qe nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë.

Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›