E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë të hënën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Ende nuk ka informacione të qarta lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar, ka hyrë brenda ambienteve të bankës dhe nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lajme të Sugjeruara

Veliaj u zhvendos në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nuk iu komunikua urdhri i transferimit

Veliaj u zhvendos në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nuk iu komunikua urdhri i transferimit

Rama publikon videon për përdorimin e e-Albania: Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës për gjetjen e shërbimit

Rama publikon videon për përdorimin e e-Albania: Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës për gjetjen e shërbimit

Dita e 21 e protestës së studentëve, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Dita e 21 e protestës së studentëve, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›