E Hënë, 2 Nëntor 2026

Graham Potter do të jetë komisari i ri teknik i Suedisë

Graham Potter do të jetë komisari teknik i Suedisë. Pas rezultateve të dobta të arritra nga kjo kombëtare nën drejtimin e Jon Dahl Tomasson, Federata Suedeze e Futbollit vendosi që të shkarkojë teknikun danez për të cilin ishte “fatale” humbja e pësuar përballë Kosovës në Göteborg.

Ish-trajneri i Brighton, Chelsea dhe West Ham do të ketë një punë të vështirë përpara pasi Suedia do të jetë pjesë e vazos së katërt në play-off të Eliminatoreve Botërori 2026.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›