E Martë, 3 Nëntor 2026

Gramsh- Dyshohet se është vetë-mbytur në liqenin e Banjës, polumbarët e RENEA-s kërkime për gjetjen e trupit të një shtetasi

Mëngjesin e së enjtes, në Komisariatin e Policisë Gramsh, ka pasur një denoncim nga shtetasi S. B., se pasditen e djeshme, i ishte larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. B., 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetë-mbytur në liqen.

“Shërbimet e Policisë, zjarrfikëses së bashku me familjarët vijojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së liqenit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit I. B., janë nisur polumbarët e RENEA-s. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›