E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh/ Dhunuan me grushte dhe sende të forta 34-vjeçarin, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar nga Policia e Gramshit pasi kanë goditur me grushte dhe sende të forta një 34-vjeçar.

Blutë e qytetit bëjnë me dije se kanë rënë në pranga 51-vjeçari R.D., dhe djali i tij 27-vjeçari R.D., pasi akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë 34-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):

-R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

-R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›