Rrëshqitje dherash në Shkallën e Zezë, bllokohet qarkullimi në aksin Tepelenë-Gjirokastër

Bllokohet për disa minuta aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Shkak për bllokimin u bë rënia e një masivi shtufor në rrugë, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë, u krijuan radhë të gjata pritjeje në të dy anët e aksit. Në vendngjarje mbërritën Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët ndërhynë për largimin e baltës shtufore dhe pastrimin e rrugës.
Mjetet ndihmëse kanë mbërritur, ndërsa situata është drejt normalizimit dhe qarkullimi po rikthehet gradualisht.
/rtsh.al/