E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet/ Ministri Lamallari inspekton burgun e Durrësit, të dënuarit zhvendosen nga qelitë e katit të parë

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka mbërritur pak më parë në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, për të inspektuar nga afër situatën e krijuar.

Më herët, gazetari Aleks Kalemasi raportoi se të dënuarit në burgun e Durrësit janë zhvendosur nga qelitë e katit të parë në katin e dytë, për shkak të pranisë së ujit të shkaktuar nga përmbytjet.

Pas inspektimit të situatës, ministri Lamallari tha se janë marrë masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin në katet më sipër. Në mbështetjen tonë kemi edhe pompat me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes për të larguar ujin”, tha ministri Lamallari duke shtuar se po funksionon ndërkohë edhe Komisioni i Emergjencave Civile në Durrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose tha se situata është nën kontroll si dhe po kryhen furnizimet e nevojshme me mjete logjistike

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›