Grevë të hënën në kufirin grek, bllokohet lëvizja e automjeteve në Kakavijë

TIRANË, 25 tetor/ATSH/- Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në këtë pikë kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.
Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.