E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindet me gruan, e hedh ne zjarr

Elbasan - Nje 60-vjecar dyshohet se ka hedhur ne zjarr bashkeshorten e tij, pas nje grindjeje te castit. Burime nga Policia e Elbasanit bene te diture se Nazmi Halimllari eshte grindur me bashkeshorten e tij N. Halimllari, 60 vjece dhe pasi e ka rrezuar nga krevati e ka shtyre ne vatren e zjarrit, duke i shkaktuar plage te renda ne trup. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur nje nate me pare ne lagjen “5 Maji” te qytetit Elbasan. Gruaja ka dhene alarmin per shkak te dhimbjeve te forta te shkaktuar nga djegia ne zjarr. Me pas ajo ka mundur te dale nga dhoma dhe me ndihmen e familjareve dhe te fqinjeve eshte derguar ne spitalin kirurgjik. Mjeket e spitalit bene te ditur se N. Halimllari ka pesuar djegie te shkalles se trete dhe ndodhet ne gjendje serioze per jeten. Nderkohe eshte lajmeruar edhe policia e rendit. Pas pak ne shtepine e Halimllareve ka shkuar nje furgon policie, i cili ka shoqeruar per ne komisariat 60-vjecarin. Burime policore bene te ditur se grindja mes ciftit ka ndodhur per motive krejt banale. Vone ne mbremje, bashkeshortet kane shkuar ne shtrat, por, sapo jane shtrire, mes tyre ka nisur grindja, e cila eshte shoqeruar me sharje dhe te shtyra. Policia e ka klasifikuar veprimin e tij si te paramenduar. Megjithate, te njejtat burime bene te njohur faktin se Nazmi Halimllari njihet si nje person me probleme nervore dhe vuan nga ezaurimi nervor. Shefi i Komisariatit Elbasan u shpreh se policia gjyqesore eshte duke kryer veprimet procedurale dhe ka kerkuar te njihet me kartelen mjekesore te autorit. “Ne kemi informacion se ai vuan nga ezaurimi nervor, i cili eshte pasuar me veprimin e denueshem”, thane dje burime policore. Fatos Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›