E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi Pipero Viroza por jo epidemi ne Shqiperi

Te tjera rreth shkrimit Meningjiti vrasesi i 21 vjecares TIRANE ndash Pas alarmit te perhapur me shtimin e rasteve gripale ne Librazhd ministria e shendetesise deklaron se ne Shqiperi nuk ka epidemi. Drejtori i politikave Pellumb Pipero tha sot per gazetaret se behet fjale per nje viroze stinore ndersa beri thirrje per te mos rene pre te panikut.
Situata epidemiologjike eshte e qete nuk kemi semundje infektive. Ka nje rast humbje jete qe eshte nen hetim mjekesor dhe ku po behet ekzaminimi i metejshem. Mendohet per nje infeksion bakterior meningjit por duhet te priten analizat e eksperteve ka theksuar Pipero.
Ne lidhje me dy rastet e tjera moter e vella po ne Librazhd ku humbi jeten nje 21 vjecare Pipero ka bere me dije se ata kane dale sot nga spitali.
Vajza ishte me bajame te qelbezuara dhe eshte kuruar e sheruar kurse i vellai ne moshe me te rritur ka qene me bark e te vjella dhe eshte stabilizuar. Nuk kemi raste te reja dhe qe kane lidhje shkakesore me rastin e pare- tha ai duke shtuar se deklaratat e ndryshme qe kane qarkulluar jane jo profesionale.
Drejtori i Pergjithshem i Politikave Shendetesore ne MSH ka keshilluar qe te gjitha vaksinimet te behen ne kohen e duhur.
Situata eshte jo vetem e qete por edhe nen kontroll. Nuk ka vend per panik dhe per hamendesime pasi jemi ne situate te virozave te stines dhe qytetaret duhet te marrin masa per tu mbrojtur nga gripi ka keshilluar Pipero.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›