E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanet e larte ku ikaluan festat e fundvitit

Politika shqiptare si gjithnje ka gjetur menyra te ndryshme per festimin e festave te fundvitit. Disa nga politikanet tane te larte kane preferuar te mos
udhetojne jashte vendit per te festuar nderkohe qe te tjere kane preferuar te jene te te afermit e tyre jashte vendit ku kane pritur nderrimin e viteve jo ne te njejten kembane me ate te Shqiperise por te SHBA apo vendeve fqinje.
Keshtu presidenti I vendit Bamir Topi ka preferuar Tiranen per te festuar sebashku me familjen e tij. Ndoshta ka preferuar te mos levize nga kryeqyteti per
arsyen e thjeshte per te qene afer ne momentin e nderrimit te viteve dhe per te vrapuar tek materniteti Niko Glozheni dhe uruar femijen e pare te vitit nje urim tashme i kthyer ne tradite nga politikanet tane te larte ku pershendeten femija qe lind ne diten e pare te vitit dhe nena lehone per mundimin e saj per ta sjelle ne jete. Dhe kryeministri Berisha ka preferuar te festoje ne kryeqytet duke mos dale jashte tradites ne vilen qeveritare te Dajtit ku ka pritur naten e nderrimit te viteve. Per te shkuar dhe ai te nje maternitet por ndryshe nga Topi tekMbreteresha Geraldine ku ka pershendetur lindjen e femijesse pare te vitit.
Nga ana e saj krytetarja e Kuvendit ka festuar dhe ajo ne kryeqytet duke mos dale jashte tradites. Por dy politikane te larte kane qene ata qe kane mthyer rregullin e festimit ne
Shqiperi. Ata jane ish-kryebashkiaku i Tiranes aktualish kryetar i PS Edi Rama dhe kryebashkiaku aktual Lulzim Basha.
Edi Rama bashke me bashkeshorten Linda djalin Gregor dhe vajzen e bashkeshortes Rea kane festuar nderrimin e viteve ne SHBA. Kreu socialist ka preferuar te jete ne festen e nderrimit te
viteve dhe kete vit prane vellait te tij Olsi prej shume vitesh i integruar ne SHBA. Me sa duket i lehtesuar nga punet e bashkise ku ska asnje detyrim per te marre masa per te zbukuruar kryeqytetin detyre qe tashme e ka marre pasuesi i tij Basha kreu i PS Rama ka vendosur te relaksohet pak dite ne SHBA dhe te prese nderrimin e viteve pikerisht ne vendin qe ora tregon 6 ore prapa Shqiperise.
Ndersa kreu i bashkise Basha ka preferuar dhe kete vit ta kaloje festen e nderrimit te viteve ne Holande bashke me familjen e tij per tu kthyer shume shpejt ne kryeqytet dhe per te kryer detyrimet e tij si kryebashkiak i Tiranes. Ndersa nenkryetari i Kuvendit deputeti i PS Namik Dokle ka preferuar Italine per te festuar nderrimin e viteve nderkohe qe Italine ka preferuar dhe deputeti demokrat Sula.
Nga ana e tij deputeti socialist Harasani ka qene bashke me familjen e tij ne SHBA ne festen e fundvitit por dhe anetarja e kryesise Dade ka festuar jashte vendit. I vetmi qe nuk ka luajtur ngaistikami ne keto festa per zyrtaret e larte socialiste kaqene kryetari i Asamblese Kombetare te PS njeheresh dhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci i cili si gjithnje ka festuar ne Shqiperi madje pasi ka bere dhe te gjitha pazaret e festes vete.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›