E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja me e shkurter me e vogel se nje femije 2 vjec

Nje studente 18 vjecare nga India u njoh sot gruaja me e vogel ne bote duke marre dhe rekordin Gines. Ajo eshte Jyoti Amge 18 vjece. Ne momentin e dhenies se certifikates se rekordit Gines ne Nagpur te Indise 18 vjecarja shoqerohej nga e ema. Amge u deklarua zyrtarisht fituese e cmimit Gines si gruaja me e shkurter ne bote sot me 16 dhjetor. Ajo eshte e gjate vetem 62.8 cm me e shkurter se gjatesia e nje femije 2 vjec. Amge i merr titullin amerikanes Bridgette Jordan e gjate 69.5 cm e cila kishte fituar titullin e Ginesit vitin e kaluar. Ajo thote se shpresonte te diplomohej te vazhdonte karrieren ne Bollivud.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›