E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeni grek Po 21 janari

Dhe personazhi eshtehellipprotestuesi. Nga vendet arabe ne Europe dhe SHBA. Ngjarje te mbushura me gjak dhimbje revolte humbes qe dukeshin te perjetshem dhe fitues ende te pakonfirmuar. Revista e njohur amerikane TIME e zgjodhi personazhin e vitit dhe ai eshte nje fytyre e mbuluar protestuesi/e. Ka me dhjetra emra qe e shtrijne gjeografine e protestes ne mbare boten ku kishte dhe po behen revolucione me dhe pa gjak. Fotografi Peter Hapak posacerisht per edicionin special te Time beri edhe portofolin e vet me shtete emra dhe foto Tunizia me Mannoubia Bouazizi nenen e shitesit tunizian Mohammed Bouazizi qe i vuri flaken vetes duke ndezur ne vendlindje revolucionin e jaseminit. Me pas vijne shume emra te tjere.

Egjipti i nis me blogerin revolucionar Mahmoud Salem mjeku Yahi Abdel Shafy dhe dhjetra protestues. SHBA perfaqesohet me fotot e protestuesve qe zune sheshet nga Oakland ne Wall Street duke kerkuar rishperndarjen e te mirave materiale. Spanja vendi ku filloi ngujimi neper sheshe i te indinjuarve me protestues si Carmen Rodriguez apo kineasti Stephane Grueso Siria me aktivistet Abdulhamid Sulaiman Rami Jarrah dhe Mohamed Abazid qe u larguan nga vendi i pergjakur.

India me aktivistin Anna Hazare kryesuesin e fushates anti-korrupsion ne Indi.Meksika me Javier Sicilia poetin dhe novelistin meksikan qe nisi protesten pasi i biri u vra nga trafikantet e droges. Greqia vendi fqinj me protestues si George Anastasopoulos Katerina Patrikarakou Marianna Roumelioti Pavlos Papanotis dhe ne fund Loukanikos qeni simbol i protestave ne sheshin Syntagma.

Po Shqiperia Ku eshte Hekuran Deda Aleks Nika Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj te vrare ne vend nga garda e republikes pasditen e 21 janarit 2011 Nuk jane po aq tronditese pamjet e tmerrshme te masakres ne bulevardin Deshmoret e Kombit trute e nxjerra jashte nga kafka e Hekuranit dhe gjakun qe lan pllakat e gurit Apo palosja e Ziverit para deres se kryeministrise. Po plagosja ne dore e kolegut Fatos Mahmutaj apo rrahja brutale e kolegeve te tjere vetem pse ishin aty duke kryer detyren

Perse nuk perfunduam te pakten ne portofolin e Peter Hapak sepse protesten e lame para se ta nismin Nuk beme proteste per lirine nuk derdhem mjaftueshem gjak apo nuk e meritojme kopertinen e Time me shume se qeni grek qe kushedi ku shetit tani rrugeve te Athines

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›