Grupe protestuesish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” - ATSH -
TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Një grup studentësh dhe qytetarësh kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në ditën e 22-të të protestës.
Situata është paraqitur e qetë, teksa nuk ka pasur incidente apo përplasje me forcat e policisë.
Protesta zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike në vend, ndërsa protestat e mëparshme janë shoqëruar me akte dhune dhe përplasje të forta me policinë.
Kreu i qeverisë u ka bërë disa herë thirrje protestuesve për dialog, por ftesat janë refuzuar vazhdimisht.
Studentët vijojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Foto: Andrin Hoxha
1 nga 3
/gj.m/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
