E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vetëplagoset në shpatull efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, jashtë rrezikut për jetën - ATSH -

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur në shpatull me armën e shërbimit, gjatë kryerjes së detyrës, pasditen e sotme, rreth orës 16:46, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivit E.D. iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë të tij janë brenda normës dhe efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin e specializuar.

Ndërkohë, Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›