E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori Sejko në Uashington – ”Ekonomia shqiptare në rritje, por sfidat globale mbeten”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në Uashington, SHBA.
Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion i përbashkët i Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, me zyrtarë të lartë nga të dy institucionet.


Gjatë takimeve, Sejko zhvilloi bisedime me drejtues të rëndësishëm ndërkombëtarë për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend.


Ekonomia shqiptare u vlerësua për ecurinë pozitive, me rritje të aktivitetit ekonomik, punësimit dhe pagave, ndërsa inflacioni mbetet i ulët.


Sektori bankar u theksua si i qëndrueshëm dhe likuid, duke mbështetur kreditimin dhe rritjen ekonomike.


Megjithatë, rreziqet nga pasiguritë globale dhe çmimet e energjisë mbeten sfida për të ardhmen.


Përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore vlerësuan progresin e Shqipërisë dhe theksuan rëndësinë e politikave të kujdesshme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›