HIV/AIDS, pandemia që nuk po merr fund – 40.8 milionë persona në botë jetojnë të infektuar me virusin vdekjeprurës

Rreth 40.8 milionë persona në botë jetojnë të infektuar me virusin e mungesës së imunitetit njerëzor HIV, për shkak të cilit vetëm vitin e shkuar humbën jetën 630 mijë persona.
Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, që nga evidentimi i rasteve të para të infektimit me HIV në 1981-in, 44.1 milionë persona kanë humbur jetën nga ky virus që shënejstron rruazat e bardha të gjakut, duke dobësuar kështu sistemin imunitar të njeriut, dhe duke e bërë atë më të cënueshëm ndaj sëmundjeve si tuberkulozi, infeksionet dhe disa lloje tumoresh.
HIV transmetohet përmes lëngjeve të trupit nga një person tek një tjetër, si gjaku, qumështi i gjirit, semeni dhe lëngjet vaginale. Ndërsa ky virus mund të trajtohet me një terapi antiretrovirale, nëse mbetet i pa trajtuar, pas shumë vitesh mund të çojë në sindromën e mungesës së imunitetit të fituar, AIDS.
Ende nuk ka kurë për virusin vdekjeprurës por parandalimi i tij është i mundur edhe, përmes një medikamenti të zbuluar se fundi që quhet Lenacapavir dhe që po injektohet dy herë në vit, redukton me 99.9 për qind rrezikun e transmetimit të virusit por edhe të trajtimit të tij.
Kjo medikament nisi të përdoret këtë të hënë në tre vende të kontinentit afrikan, ky janë regjistruar me shume se 50 për qind të rasteve me HIV/AIDS që vijon të jetë të jetë një nga pandemitë më vdekjeprurëse me të cilat është përballur bota.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/