HOLANDË – D66 kryeson ndaj Wilders në zgjedhjet parlamentare

AMSTERDAM 29 tetor /ATSH-DPA/ – Partia e populistit të djathtë Geert Wilders ka humbur terren ndaj liberalëve të partisë Demokratët 66 (D66) në zgjedhjet parlamentare të Holandës, sipas një sondazhi dalës të raportuar nga televizioni holandez pas mbylljes sot të qendrave të votimit.
Sipas sondazheve, Partia për Liri (PVV) e Wilders ka humbur vendin e parë ndaj D66, megjithëse të dyja partitë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, ndaj rezultati përfundimtar mund të ndryshojë, raportuan mediat.
Partia D66, me kandidatin e saj kryesor Rob Jetten, pritet të sigurojë 27 nga 150 vendet në parlamentin e Hagës, ndërsa partia e Wilders pritet të marrë 25 vende.
Në zgjedhjet e fundit, dy vite më parë, partia e Wilders e njohur për qëndrimet e saj kundër Islamit dhe Bashkimit Evropian doli për herë të parë si forca më e madhe me 37 vende. Këtë herë, megjithatë, të gjitha partitë kryesore kishin deklaruar paraprakisht se nuk do të hynin në koalicion me të.
Partia aktualisht në pushtet, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), pritet të sigurojë 23 vende, ndërsa aleanca e majtë Laburistët -Të Gjelbrit (PvdA) mund të marrë 20 mandate, e ndjekur nga Apeli Kristian Demokrat (CDA) me 19 vende.
Rezlutatet e e para të bazuara në votat reale pritet të publikohen gjatë natës. /Ad.Ab./