E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Halid vjen me këngën e re "Knockout"

Reperi shqiptar, Halid, ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Knockout”, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Artisti vazhdon kështu të jetë aktiv në skenën muzikore, duke ardhur këtë herë me një këngë të re që mban vulën e tij edhe në aspektin e tekstit.


Për tekstin e “Knockout” është kujdesur vetë Halid, ndërsa produksioni muzikor është realizuar nga Vizion Records.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga vjen edhe me një videoklip, realizimi i të cilit i është besuar Dardanit, duke plotësuar kështu anën vizuale të projektit.

Me këtë lansim, Halid sjell një tjetër material muzikor për dëgjuesit e tij, duke vazhduar rrugëtimin artistik me prurje të reja.

Projekti tashmë është publikuar dhe mund të ndiqet në platformat muzikore. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›