U shty për shkak të protestave, caktohen datat e reja të Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

Panairi i Librit do të mbahet në datat 24-28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Datat e reja janë njoftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
"Le të jetë Libri një nga dhuratat më të bukura për festat e fundvitit!", thotë postimi i ndarë në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme u njoftua se ngjarja kulturore që mbledh gjithë dashamirësit e librit nuk do të organizohej në data 11-15 nëntor dhe do të shtyhej për shkak të “situatës së tensionuar dhe shqetësuese” në kryeqytet.


"Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit", thuhej në njoftim.