E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapat e parë në Universitet-Jetesa në konvikt dhe përballja me rregulla të reja, ankthi që shoqëron studentët

Ardhja në një qytet metropol, larg familjes si dhe nisja e një bashkëjetese të re, për shumë studentë që kanë nisur për herë të parë studimet në Tiranë krijon jo pak vështirësi. Për Kristianën, studente e vitit të parë për mjekësi, rrëfen për hapat e parë në Universitet.

Markela Lleshi psikologe në Rezidencën Studentore nr: 2 thotë se, qëndrimi në një ambient të ri me rregulla krijon jo pak gjendje ankthi

Çdo vit vihet re rritje e numrit të djemve që i drejtohen pikologes, ndërsa menaxhimi i situatës edhe nga stafi krijon një përshtatshëmri më të mirë.

Për psikologen, përjashtimet nga rezidenca kanë ndodhur rrallë

Edhe pse me pak vëshirësi, një fillim i mbarë është gjysma e punës, ndaj për secilin psikologët rekomandojnë të flitet më shumë për problemet që shqetësojnë.

Gazetare: E. Hasanbelli    

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›