E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrëngata shiu dhe shkarkesa elektrike, si pritet të jetë e diela në Shqipëri

Nëse keni bërë plane për këtë të diel, bëni mirë ti rishikoni ato.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu që do të jenë me intesitet mesatar deri të lartë.

“Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar prej orëve të para të 24 orëshit deri në orët e mëngjesit në të gjithë vendin. Gjatë ditës, pritet që reshjet e shiut të vijojnë të herëpashershme, me intensitet kryesisht mesatar, ndërsa lokalisht në veri dhe qendër në intervale të shkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formë shtrëngatash të herëpashershme, me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›