E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapen aplikimet në “e-Albania” për mbështetje financiare për studentët ekselentë

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Janë hapur aplikimet për mbështetje financiare për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet publike.

Aplikimi bëhet vetëm online, përmes platformës “e-Albania”, në shërbimin “Aplikim për mbështetje financiare”.

Skema synon të mbështesë financiarisht studentët me mesatare 10 në shkollën e mesme, fitues të olimpiadave ndërkombëtare, apo ata që ndjekin programe prioritare të studimit.

Afati i fundit për aplikim është data 20 dhjetor.

Pas përfundimit të aplikimeve, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë do të verifikojë të dhënat dhe do të shpallë përfituesit në muajin shkurt 2026.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx

/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›