E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet për qarkullimin e automjeteve aksi Qafë Priskë – Shëngjergj, Ristani thirrje drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes të shtuar

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka bërë me dije se aksi rrugorë Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte mbuluar nga dëbora, është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

Në një postim në Facebook, ku ka publikuar pamje nga ky aks, Ristani i bën thirrje qytetarëve që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të pajisen me zinxhirë.

“Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve. Për çdo situatë emergjente, ju lutemi kontaktoni numrin 112”, shkruan Ristani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›