E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Prefektura e Qarkut Korçë ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja. Vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara gjatë ditës së djeshme, ndërsa monitorimi në terren është i pandërprerë.

Gjendja e akseve rrugore

Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur.

Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore, ndërsa problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.

Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë kanë pasur reshje bore; po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.

Në aksin Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas vijojnë me reshje bore; po kryhet pastrim dhe kriposje.

Situata energjetike

Aktualisht janë të stakuar 6 fidera, duke lënë pa energji elektrike rreth 600 abonentë ruralë. Në zonat urbane nuk ka mungesë energjie.

Korçë: 1 fider

Maliq: 2 fidera

Pogradec: 2 fidera

Ersekë: 1 fider

Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune. Hidrovori i Pogradecit dhe nënstacioni i përpunimit të drurit po funksionojnë normalisht.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›