I dënuar në Itali me 6 vite burg për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të diel (11 janar), pasi rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. I identifikuar si , Alesjo Abdija, 38 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi shteti fqinj e ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ai u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ai u vu në pranga si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.
Njoftimi i plotë i Policisë
Policia e Shtetit/Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, operacioni i koduar “Operacionalja 77”.
I dënuar nga autoritetet në Itali, me 6 vjet e gjysmë burgim, si bashkëpunëtor për trafikimin e lëndëve narkotike, kapet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 77”.
Në kuadër të operacionit u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Alesjo Abdija, 38 vjeç.
Në vitin 2024, Gjykata e Perugias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
/rtsh.al/