Hapja e rrugës Librazhd-Përrenjas, apel për respektimin e limitit 8,2 tonë për aks

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Është hapur për qarkullim aksi rrugor Librazhd-Përrenjas, pas përfundimit të punimeve dhe testimeve të sigurisë në segmentin problematik.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli bëri të ditur se pas testimeve laboratorike dhe provave me mjete të rënda është konfirmuar siguria e plotë e segmentit rrugor.
Sipas Kozelit, punimet intensive u përmbyllën brenda 10 ditësh, falë angazhimit të specialistëve në terren. Ai theksoi se qarkullimi është hapur për të gjitha mjetet, ndërsa u bëri apel drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë të respektojnë limitin prej 8,2 tonë për aks.
Kreu i ARRSH-së tha se institucionet përkatëse, përfshirë Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, IGJEUM dhe inxhinierët e ndërtimit do të vijojnë analizat për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen dhe për të garantuar standardet e sigurisë në këtë aks rrugor.
/r.e/