E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt fizik në ambientet e IKMT, pezullohen dy drejtorë deri në sqarimin e rrethanave

TIRANË, 3 mars /ATSH/  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) bëri të ditur se gjatë ditës së sotme, në ambientet e brendshme të institucionit, ka ndodhur një konflikt fizik mes drejtorit të Mjedisit, Klesti Çela, dhe drejtorit të Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Sipas një deklarate zyrtare të IKMT-së, menjëherë pas marrjes në dijeni për ngjarjen, Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro, në koordinim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, kanë vendosur pezullimin nga detyra të të dy zyrtarëve deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

IKMT thekson se po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Shtetit për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe garantimin e transparencës në trajtimin e saj.

IKMT nënvizon se mbetet e angazhuar për respektimin e ligjit dhe standardeve etike në ushtrimin e detyrës nga të gjithë punonjësit e saj.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›