Hasani pret ministrin bavarez: Gjermania, garanci e çmuar për procesin e zgjerimit

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në takim delegacionin e kryesuar nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Bavarisë, Eric Beisswenger.
Hasani shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë, në rrugëtimin evropian të vendit tonë.
Ai theksoi se Gjermania mbetet një garanci e çmuar për procesin e zgjerimit dhe përparimin e Shqipërisë drejt BE.
Hasani nënvizoi se për vendin tonë, kjo mbështetje është një sinjal i fortë për stabilitetin e rajonit dhe për vizionin e përbashkët për një Evropë më të bashkuar e më të fortë.
/gj.m/r.e/