E Diel, 1 Nëntor 2026

Havertz fundos Sporting në minutën e fundit, Arsenali i afrohet gjysmëfinales

Arsenali i afrohet gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Në Lisbonë, “Topçinjtë” mposhtën Sportingun 1-0. Pas goditjes së traversës nga të dyja skuadrat (e para nga skuadra vendase, nëpërmjet Araujo-s, e dyta nga skuadra angleze, nëpërmjet Madueke-s) dhe një goli në minutën e 63-të nga Zubimendi i anuluar për pozicion jashtë loje, ndeshja u vendos në kohën shtesë.

Në minutën e 91-të, Martinelli i dha një asist Havertz, i cili kontrolloi topin dhe e dërgoi atë në rrjetw. Skuadra e Artetas tani ka dy nga tre rezultate të mundshme për të avancuar në raundin tjetër dhe do të përballet me Atlético Madridin ose Barcelonën, ndeshja e kthimit në stadiumin Emirates të mërkurën, më 15 prill, do të jetë vendimtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›