Moti për ditën e Hënë: Vendi në kushte të qëndrueshme atmosferike

Pas një fundjave me luhatje të lehta, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se dita e Hënë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Sipas njoftimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen vetëm në relievet malore lindore gjatë mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Edhe kushtet në det do të jenë të favorshme, me valëzim të lehtë në Adriatik dhe Jon, i klasifikuar në forcën 1–3 ballë. Kjo krijon mundësi të mira për lundrim dhe aktivitete detare pa rrezik.
/rtsh.al/