E Martë, 3 Nëntor 2026

Haxhiu-opozitës: Nëse refuzohet konstituimi i Kuvendit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

PRISHTINË, 25 prill/ATSH/ Kandidatja e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se nëse refuzohet konstituuimi i Kuvendit të Kosovës vendi do të shkoj në zgjedhje.

Haxhiu pas dështimit të saj të radhës për t’i marr votat e mjaftueshme për kryekuvendare, tha se propozimi për këtë pozitë i takon partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai theksoi se nëse partitë opozitare refuzojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ajo shtroj pyetje për opozitën: “atëherë ku do t’i marrin 61 votat për të votuar nënkryetarët”.

“VV-ja e ka dhënë qartë qëndrimin e saj, ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi. Ne jemi gati shumë të gatshëm të presim partitë, të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje… Kushtetuta e Kosovës e parasheh se duhet të jenë 61 vota për kryetarin e Kuvendit njësoj vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit. Nëse ata refuzojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për ta votuar nënkryetarin ”, tha ajo.

E pyetur se a është e gatshme të tërhiqet nga propozimi për kryetare të Kuvendit, Haxhiu tha se Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë dhe se “e rëndësishme është të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës”.

“Nuk është çështja a do të largoheni apo s’do të largoheni. Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë… është e rëndësishme që të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, unë besoj që qytetarët e Kosovës e kanë tepër të rëndësishme që të konstituohet Kuvendi  dhe të votohet qeveria e re”, thotë ajo.

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të zgjedh Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, edhe në tentimin e katërt.

Emri i Haxhiut u propozua edhe të premten më 25 prill nga nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca.

Me 118 deputetë të pranishëm në sallë, Albulena Haxhiu mori 57 vota për, 47 kundër dhe 3 abstenime.

Ky ishte tentimi i gjashtë për konstiuimin e Kuvendit të Kosovës. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›