E Martë, 3 Nëntor 2026

Mziu dyshohet se dhunoi zyrtarin e Ostrenit, Berisha: Provokacion i ulët nga militantët socalistë

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me incidentin ku u përfshi kandidati për deputet i PD-së Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, të cilët dyshohen se ushtruan dhunë ndaj një zyrtari të njësisë administrative Ostren.

Duke folur në një konferencë me gazetarët, Berisha e konsideroi kurth dhe provokacion nga ana e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Dibër, Blendi Klosi.

“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kurrkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mire”, tha Berisha.

Berisha shtoi “ai ishte një kurth prej provokatorësh të ulët”. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›