E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet për Tunelin e Llogarasë, kreu i KESH paraqitet në SPAK

Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur sot, 2 dhjetor, në SPAK për t’u marrë në pyetje, në kuadër të hetimeve që lidhen me dy procedura të mëdha prokurimi: tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 4.

Ndaj Elezit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi sipas SPAK, ai akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Hetimet dyshojnë për paracaktim të kontraktorëve fitues dhe shkelje të parimit të konkurrencës së ndershme në të dyja procedurat e prokurimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›