E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet për projektin e Zvërnecit, Prokuroria e Posaçme sekuestron llogaritë e kompanisë

Prokuroria e Posaçme ngriu llogaritë e Albanian Land Development pas hetimit të nisur për tjetërsim pronash në Zvërnec.

Dy prokuroret e posaçëm Altin Dumani dhe Elida Kaçkini pasi kryen kontrolle të hënë, kanë dyshimin se pronat në Zvërnec janë përvetësuar.

Kështu nën sekuestro është vënë llogaria bankare e kompanisë që administrohet nga Redi Struga.

Aktualisht kemi të bëjmë me hetimin pasuror i cili nëse përparon do t’i hap rrugë edhe hetimit penal.

Të shtunën në Zvërnec përballja e policisë private me protestuesit shkaktoi reagim të gjerë publik i cili është përkthyer në disa protesta.

Edhe sot në orën 19.00 qytetarët do të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër ndërtimin të një resorti në Zvërnec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›