E Martë, 3 Nëntor 2026

Hodhi mbetje në lumin Buna me makinë, në hetim 31-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Një 31-vjeçar është vënë nën hetim nga policia në Shkodër pasi u shfaq në një video me një automjet me logon e një kompanie, teksa hedh mbetje në lumin Buna.

Policia njoftoi se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin K. Gj., i cili shfaqet në video, duke hedhur nga automjeti në lumë, mbetje të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës”.

Në përfundim të veprimeve për rastin, policia njoftoi se “u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në penal për shtetasin K. Gj., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës””.

/m.q//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›