Holta Zaçaj emërohet zv.guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u emërua sot në funksionin e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë.
Ky emërim u vendos në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në mbështetje të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Gent Sejko.
Holta Zaçaj në fund të vitit të kaluar mbylli mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në të shkuarën ka qenë pedagoge, avokat dhe drejtuese e departamentit Ligjor në një bankë.
Në shkurt të këtij viti Zaçaj nisi punën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
/k.s/j.p/