Homazhet për Janullatos, Rama: Ishte kërkesa e Kryepeshkopit që të varrosej në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë ceremonisë mortore për Kryepeshkopin Anastas, tha se prania e kryeministrit grek Mitsotakis, tregon pandashmëri në jetë dhe në zi mes dy popujve, Greqi dhe Shqipëri.
Rama shtoi se ishte kërkesa e Janullatosit që të varrosej në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Shqipëri dhe jo në vendin e tij të lindjes në Greqi.
Rama: Miku im, kryeministri Mitsotakit na nderon me praninë e tij. Kjo tregon pandashmëri në jetë dhe në zi mes dy popujve. Kam pasur privilegjin që të jem këtu në këtë katedrale kur u bë inaugurimi i saj dhe mundi i një jete i kryepeshkopit u bë realitet. Ishte një nderim solemn që mbarë bota ortodokse i bënte kishës së saj, çka do të ishte e pamundur pa ndihmën e kryepeshkopit tonë.
Sot, dua të ndajë diçka që shumë nuk e kanë kuptuar, por që e dëshmon ai sot. Me trupin e tij që la këtu dhe do të varroset në katedralen siç e quajti ai me emrin e tij “Ngjallja e Krishtit”. Ai erdhi në Shqipëri si një prift nga Greqia, por largohet si Anastasi i Shqipërisë. E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thash, por durim dhe ata të reflektojnë me këtë durim të paqtë. Edhe të shohin disa nga veprat e tij, ashtu siç njihet pema e mirë që në fillimet e saj. Sot dëgjohet në gjuhët e botës emrin e kryepeshkopit të Shqipërisë dhe kur e dëgjon këtë nderim liturgjik, është e pamundur të mos jesh mirënjohës.
Sa prekëse është në koherencën e jetës së tij baritore dhe për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij, prania e tij e pajetë në këtë kishë, i jep përgjigje të gjithë atyre që në shtypin grek u tha që pasuesi im do të jetë shqiptar. Imagjino që në Greqi të kishim një situatë të ngjashme, a do të pranonin që të ishte një kryepeshkopi bullgar apo serb. Jo, por kryepeshkopi ynë e la fjalën e tij për pasardhësin