Lamtumira për Krypeshkopin Anastas, Rama: Punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Ditën e sotme po mbahet mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas. Ceremonia po drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.
Ndërkohë të pranishëm janë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, por edhe të Greqisë.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se Kryepeshkopi punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë shtoi se jeta e Janullatos ishte e gjatë, por mbi të gjitha shumë kuptimplotë..
Rama: Komuniteti ortodoks është sot në zi! Kryepeshkopi Anastas e përfundoi detyrën e tij vikare, si pasrendës i apostujve, në shërbim të shpresëtarëve ortodoksë të Shqipërisë. Jeta e tij ishte shumë e gjatë, por mbi të gjitha, kuptimplotë. Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, nga viti tanimë i largët 1992 e deri më sot, janë një shifër domethënëse dhe jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Jezu Krishtit. Nga këto 33 vite, tri shërbyen për të predikuar ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare, e plot tridhjetë të tjera për të punuar si zdrukthëtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar të Kishës Autoqefale Shqiptare. Si nga një pikëpamje thjesht njerëzore, si nga një pikëpamje thellësisht shpirtërore, jeta e Anastas Janullatosit, ishte një jetë tërësisht e përmbushur përderisa përmes saj u realizua me gjithsej ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, kujtonte Kryepeshkopi i ndierë, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin./vizionplus.tv