Homazhet për kryepeshkopin, policia bllokon disa rrugë në qendër të Tiranës

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një serë masash për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve që pritet të kryhen për kryepeshkopin Anastas pas mbërritjes së trupit të tij në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Nga ora 15:00 e të kësaj të marte e deri në orën 14:00 të së enjtes do të ketë ndalim të qarkullimit në disa akse rrugore.
Sipas njoftimti të Policisë do të ketë bllokim të rrugës “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri te degëzimi me Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë ndalim të mjeteve do të ketë gjithasht te “Rruga e Kavajës”, nga kryqëzimi me “Rrugën e Bogdanëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Policia apelon qe qytetarët të ndjekin rrugët e tjera alternative./vizionplus.tv