E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Shkodër

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në Shkodër ditën e sotme.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Klevis Duka, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Berhan Triepshi, rreth 84 vjeç”, njoftoi policia.

Për shkak të plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›