E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha-Byrne: Irlanda mbështet zgjerimin e BE, Shqipëria progres përmes agjendës së reformave

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u prit në një takim nga ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne.

Hoxha dhe Byrne diskutuan për progresin dhe perspektivën e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Në një postim në rrjetet sociale Hoxha bëri të ditur se e informoi ministrin irlandez mbi progresin e arritur përmes agjendës së reformave.

Hoxha riafirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të ruajtur momentumin e fortë të procesit të negociatave, për të përfunduar me negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur objektivin strategjik të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

Gjithashtu në takim u diskutua mbi rëndësinë e ruajtjes së një procesi të besueshëm zgjerimi të bazuar në meritë, që shpërblen progresin dhe ofron përfitime të prekshme si për vendet kandidate ashtu edhe për vetë BE-në.

Ministri Hoxha u shpreh se “në mjedisin gjeopolitik të sotëm, zgjerimi nuk është vetëm një politikë transformuese, por edhe një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Evropës”.

Gjithashtu Hoxha shprehu vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe i urova çdo sukses Presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›