E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në një takim ambasadorin e Kosovës në vendin tonë, Skënder Durmishi.

Kryediplomati shqiptar e siguroi ambasadorin se “siç ia kam konfirmuar më parë edhe ministrit Konjufca, Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme”.

Gjatë takimit, Hoxha bën me dije se rikonfirmuan “angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit”.

“Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, deklaroi ministri Hoxha.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›