E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, 31 kallëzime penale për mbi 200 persona për manipulim të votave

PRISHTINË, 25 mars /ATSH/ 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave të dyshuar pritet të dorëzohen në Pejë lidhur me manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi.

Të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor, ndërsa, rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimin e votave.

Për manipulime të votave të kandidatëve për deputet janë arrestuar e intervistuar edhe komisionerë e kryesues të procesit zgjedhor edhe në komunat e Prizrenit, Malishevës, Gjakovës dhe të Drenasit.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›