Hoxhaj: Demokratët synojnë Senatin, Trump rrezikon të përballet me pengesa në qeverisje

schedule03:16 - 4 Nëntor, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si do të qeveriset vendi gjatë dy viteve të ardhshme.
Në një analizë të zhvillimeve elektorale në ABC News lidhur me procesin në SHBA, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare Andi Hoxhaj vlerëson se gara për Senatin është ndër më të rëndësishmet, ndërsa çështjet e emigracionit, tarifat tregtare dhe inflacioni kanë ndikuar në qëndrimin e votuesve.
Sipas tij, nëse demokratët sigurojnë shumicën në Senat, administrata Trump do të përballet me më shumë vështirësi në zbatimin e agjendës së saj politike.
“Po i ndjekim me interes, disa gara janë interesante, disa kandidatë do bëjnë histori. Kanë impakt në mënyrën se si SHBA do vijojë të qeverisë në vazhdim. Gara më e ashpër do jetë ajo e Senatit, projeksionet tregojnë se demokratët do të fitojnë. Nëse demokratët marrin Senatin do e bëjnë shumë herë më të vështirë qeverisjen e Trump në dy vitet e ardhshme. Deklaratat e tij sot kanë qenë tejet dëshpëruese, si mos i japë më ndihma Izraelit.
Texasi është republikan prej kur ka qenë Bush guvernator, tre arsye janë pse shkojnë te demokratët, janë kundër fushatës me emigrantët me ICE. Tjerat, tarifat për fermerët patën impakt të jashtëzakonshëm. Disa prej tarifave patën impakt të drejtpërdrejtë. E treta, është inflacioni, rritja e lartë e kostos së jetesës”, u shpreh ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

