E Martë, 3 Nëntor 2026

Humbi jetën pasi ra në greminë, nxirret pas disa orësh trupi i kryeplakut të fshatit në Elbasan

Kryeplaku i fshatit Fushë-Buall në Elbasan humbi jetën këtë të shtunë, teksa ishte duke punuar.

Ai ra nga një shkëmb me lartësi afro 100 metra. Mësohet se 56 vjeçari Nazmi Boja po pastronte kanalin vaditës të fshatit kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

U desh ndërhyrja e një grupi alpinistësh dhe ekipit të urgjencës për të nxjerrë trupin e tij të pajetë nga gremina.

Në operacion u angazhua edhe një helikopter për shkak të terrenit të vështirë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›