E Martë, 3 Nëntor 2026

Makina merr flakë në karburant, plagosen babë e bir, drejtuesi i mjetit ndezi cigaren kur furnizohej me gaz

Babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë teksa po furnizonin mjetin e tyre në një karburant në juglindje.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, Muharrem Orhani, së bashku me të birin, Dorianin kanë hyrë në pikën e karburantit për tu furnizuar me gaz, por shoferi  ka ndezur një cigare.

Menjëherë makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa Muharrem Orhani dhe i biri kanë pësuar djegie të mëdha.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe mësohet se gjendja e tyre është kritike.

Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punonjës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur kështu një ngjarje që mund të kishte pasur përmasa edhe më të rendea.

Kjo pasi në momentin e ngjarjes në pikën e karburantit kishte edhe punëtorë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›